Tiranë – Arrestohen shpërndarësit e drogës pranë Inxhinierisë së Ndërtimit
Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Tiranës, pasi janë kapur me lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit Mariglen Abedini, 32 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën akuzë, si dhe Françesko Qafoku, 33 vjeç, banues në Tiranë. “Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, duke lëvizur me automjetin tip “Renault”, ku gjatë kontrollit fizik u është gjetur lëndë e dyshuar narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mariglen Abedini, janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike”, sqaron policia. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në total: – 13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, – 12 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, – 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, – 13 kokra Metadon, – Automjeti tip “Renault” – 5 aparate celular të markave të ndryshme. Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë gjykatës s ë shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.