Shqiptarët rrisin kanabisin në mes të Italisë, arrestohen
Një plantacion me marijuane e kultivuar nga dy shqiptarë në zemër të rajonit të Bazilikatës në Itali, është zbuluar mbrëmë nga Policia italiane e Materës. Dy shtetas shqiptarë Gabriel Gjika 27 vjec e Lambert Dinaj 19 vjec janë arrestuar nga policia italiane ma akuzën e kultivimit në sasi të mëdha të lëndës narkotike, të tipit kanabis sativa. Në territorin e komunës së Metaponto di Bernalda në provincën e Materas në rajonin e Bazilikatës dy shtetasit shqiptarë kishin kultivuar rreth 4 mijë bimë kanabis. Dy shtetasit shqiptarë jetonin në një tendë në afërsi të plantacionit të drogës e kishin mbërritur vetëm pak kohë më parë në Itali. Ata u arrestuan në flagrancë gjatë natës ndërsa po punonin plantacionin. Sipas autoriteteve italiane plantacioni i drogës kishte në zotërim një sistem të vërtet ujitje e janë sekuestruar instrumente pune për rritjen e kultivimin e lëndës narkotike.