Policia italiane e qytetit të Padovës ka arrestuar gjatë orëve të fundit 12 të rinj shqiptarë të moshë 17-22 vjec si anëtarë të një bande grabitës banesash. Sipas autoriteteve italiane nga nëntori i 2016 e deri më sot është vërtetuar se kjo bandë ka ekzekutuar mbi 50 grabitje.

Të gjithë shqiptarët e arrestuar kanë mbërritur në Itali 4-5 vite më parë pa familjet e tyre e si emigrantë minorenë të pashoqëruar. Pothuajse të gjithë të arrestuarit vijnë nga qyteti i Laçit e deri në moshën 18 vjeçare janë strehuar në strukturat sociale për mikpritjen e minorenëve të pashoqëruar në provincën e Padovës. Banda drejtohej nga Mateus Delilaj, 21 vjec i thirrur Tuci dhe nga Ibrahim Sokoli i thirrur Ibo. Banda e shqiptarëve ishte e organizuar mirë dhe si bazë takimi përdornin lokalin “Fly” në Galleria Tito Livio në Padova të cilën e quanin “shtëpia e madhe”. Ata ndaheshin në grupe në 3-4 persona e arrinin të realizonin brenda një nate 3-4 grabitje shtëpish. Përgjimet telefonike të forcave të rendit kanë vërtetuar se instrumentet e përdorura për hapjen e dyerve apo të dritareve i kishin emërtuar me fjalë që shprehnin lidhjen e tyre me tokën e origjinës, Shqipërinë. Si për shembull një kacavidë të madhe e quanin mes tyre “shpata e Skënderbeut”. Objektet e grabitura mes të cilave mjaft bizhuteri floriri ia besonin për t’i shitur dy femrave , njëra prej të cilave është shtetase italiane. Floriri që nuk mundej të shitej tregtohej në kampet e romëve. B

anda e të rinjve shqiptarë të arrestuar është historia e trishtuar e mjaft minorenëve shqiptarë që mbërrijnë pa familjet e tyre në Itali duke u asistuar deri në moshën 18 vjeçare nga strukturat sociale shtetërore italiane. Por pas mbushjes së moshës madhore shumica e tyre përfundon në rrugë duke u bërë pjesë e botës së krimit e të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas raportit të fundit të Unicef në Itali gjënden rreth 1.573 shqiptarë minorenë të pashqëruar.

Artikulli paraprakKRYESUESI I LISTËS SË PD ROMEO GURAKUQI TAKIM ME QYTETARËT E SHKODRËS
Artikulli tjetër150 PERSONA HELMOHEN NGA TORTAT, BLLOKOHET PASTIÇERIA