Arrestohen tre gra, po planifikonin sulm terrorist në stacionin qëndror të treni Paris
Tre gra u arrestuan nga policia franceze pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në stacionin qëndror të trenit në Paris. Një automjet i mbushur me bombula gazi u gjet në një rrugë dytësore pranë katedrales së Notredamit. Stacioni qëndror “Gare de Lyon” ndodhet vetëm 3 km larg katedrales. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazanueve. Informacioni se po planifikohej një sulm terrorist në stacionin qëndror të trenit në Paris ka krijuar shqetësim tek udhëtarët që në përditshmërinë e tyre përdorin linjën hekurudhore ” Është një pikë kryesore e transportiti këtu në Francë, kështu që sigurisht jemi shumë të shqetësuar, por nuk do të ndalojmë se jetuari të ndikuar nga terroristët, do vijojmë jetën tonë normalisht “– u shpreh një qytetar. Disa udhëtarë të tjerë risollën në kujtesë faktin se stacioni i trenit ka qënë gjithnjë shënjestër e terroristëve duke përmendur rastin e vitit 1995 kur një shpërthim goditi stacionin e “St.Michel” në orën e pikut, në atë kohe përgjegjësinë e morrën përsipër militantët islamikë algjerian. ” Jemi në kërcënim të vazhdueshëm, kujtojmë që ka pasur edhe në të shkuarën sulm në stacionet e trenave si ai i vitit 1995 dhe kjo na bën të jemië të frikësuar”- tha një tjetër udhëtare. Zbulimi i automjetit tip Peugeot me 7 bombula gazi , 6 ndër të cilat të mbushura plot, e kanë shtuar frikën ndaj sulmeve terroriste në Francë ku atentatet e kryera nga militantët e shtetit silamik kanë shkatuar deri më tani vdekjen e 230 personave, duke filluar nga Janari i vitit 2015.