Tre persona me rrezikshmëri sipas policisë janë arrestuar në fshatin Çlirim në një makinë të blinduar, e cila është sekuestruar së bashku me 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 armë të ftohta.
Të arrestuarit janë;
Rudolf Lazëraj 20 vjeç drejtuesi i mjetit
Shkëlzen Kajliç 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje
Admir Berisha 35 vjeç
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Çlirim, Fier në mjetin e blinduar ‘Audi A8’, i cili drejtohej nga Rudolf Lazëraj poshtë sediljes së parë të pasagjerit, ku ishte ulur Shkëlzen Kajliç u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 2 krehra me 24 fishekë.
Gjatë kontrollit personal, 20-vjeçarit Rudolf Lazëraj iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë), që e kishte në çantën e dorës. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 35-vjeçarit Admir Berisha u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Në total u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta, 2 krehra me 24 fishekë, 2 thikat dhe automjeti i blinduar Audi A8. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.