Policia e Korçës ka zbardhur vrasjen e 56 vjeçarit Nevrus Fiqi mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se “në vijim të informacionit paraprak datë 24 .08. 2018, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

• Arben Nazif, 56 vjeç,
• Emiljano Nazif, 30 vjeç
• Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23. 08. 2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushte e shkelma shtetasin Nevrus Fiqi, 56 vjeç, banues në Korçë,

i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: ‘Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal”.

Artikulli paraprakE JOSHËN PËR TA GRABITUR, GJYKATA 6 VJET BURG PËR DY AGRESORËT
Artikulli tjetërVETTINGU, RAMA: OPOZITA SHTËPI PUBLIKE, BASHA: SHUMË SHPEJT DO JAPËSH LLOGARI