Një 103-vjeçare italiane u arrestua teksa drejtonte automjetin, në mes të natës, me patentë të skaduar dhe pa sigurim, pasi ishte nisur të “vizitonte miqtë” pranë Ferrarës, siç njoftoi policia italiane ditën e sotme.

Karabinierët morën një telefonatë në lidhje me shoferen e moshuar, e cila po qarkullonte në qendër të Bodenos, një komunitet prej 13,000 banorësh në Emilia Romana.

Karabinierët u surprizuan kur panë që shoferja ishte e datëlindjes së vitit 1920 dhe ishte në gjendje të ulej në timon dhe të shkonte në Bodeno për të parë miqtë e saj.

Sipas CNN, Zonja e moshuar, e cila drejtonte makinën edhe pse i kishte skaduar patenta dy vite më parë, “ishte e çorientuar dhe vazhdonte të ecte në të njëjtat rrugë”.

Karabinierët i dhanë vetëm një qortim verbal njëqindvjeçares dhe e shoqëruan për në shtëpi.

Artikulli paraprakPUNA DHE SHPENZIMET DO JENË NDËR TEMAT MË TË DEBATUARA… HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË PREMTE