Një vajzë vetëm 16-vjeçe është arrestuar nga policia e Tiranës. Malbora K është kapur në flagrancë, pasi në bashkëpunim me 23-vjeçarin A. X. nga Fushë-Krujë, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit S. H. në Kamëz.

Ndërsa i riu ka arritur të largohet, 16-vjeçarja ka rënë në pranga të policisë.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, janë autorë të dyshuar të të vjedhjeve të tjera: Më datë 29.02.2016, në dyqanin e shtetasit L. K., kanë vjedhur telefonin tip “iPhone”. Më datë 17.05.2016, në një dyqan shërbimesh telefonike, me operatore shtetasen J. B., kanë vjedhur një orë të markës “Mikyd Woc”. Më datë 19.07.2016, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. R., kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte disa karta dhe një shumë monetare. Më datë 29.07.2016, në banesën e shtetases B. K., kanë marrë një shumë monetare dhe disa bizhuteri. Më datë 30.07.2016, në banesën e shtetasit O. S., kanë vjedhur një shumë monetare dhe disa bizhuteri. Më datë 22.08.2016, shtetases M. S., kanë tentuar ti vjedhin çantën. Më datë 23.08.2016, shtetases N. C., i kanë vjedhur çantën bashkë me disa sende personale.

Artikulli paraprakVRASJA NË MALIN E JUSHIT, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërSAMSUNG GALAXY NOTE 7 MERR FLAKË PËRSËRI