Një 17-vjeçar u vu në prangat e policisë, pasi shantazhonte nje 16-vjecare. Blutë u vunë në levizje pas denoncimit se një e mitur shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë organizuan punën për vënien në pranga të autorit.

Si rezultat, u bë i mundur kapja dhe arrestimi i një shtetasi 17 vjeç, banues në Lezhë. Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.Policia e Lezhës falënderon qytetaret për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, dhe median që të kallëzojnë çdo rast paligjshmërie që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-21 VETËM BARAZIM NDAJ BYLISIT
Artikulli tjetërVIJON REZISTENCA KUNDËR HEC-it NË MIRDITË