Arrestohet 18-vjeçari sapo shiti gjysmë kg kanabis

Një 18-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Patra teksa transportonte gjysmë kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Shqiptari u kap në momentin kur po takonte një klient për t’i dhënë drogën. Policia kishte marrë informacione për rastin e shit/blerjes së kanabisit dhe po mbante nën vëzhgim të riun shqiptar. Uniformat blu pritën deri sa shqiptari doli nga banesa e klientit që i kishte shitur hashashin dhe e arrestoi në flagrancë. Policia sekuestroi edhe një sasi parash prej 1230 Euro, të përfituara nga aktiviteti i drogës. Në pranga ra gjithashtu edhe blerësi i lëndës narkotike.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 44 KG KOKAINË NË MAKINË
Artikulli tjetërZBULOHET CALL-CENTERI QË SHISTE DROGË, SHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE