Një i ri shqiptar është arrestuar dy herë gabimisht në Bari të Italisë dhe në Greqi. Sipas mediave italiane Klevis Bregu 22 vjeç mbërriti disa ditë më parë në Bari nga Shqipëria për të vizituar babain e tij, i cili ndodhet në burg për trafik droge.
22-vjeçari shqiptar është ndaluar në port pasi autoritetit ishin njoftuar për një mandate arresti për trafik droge të lëshuar nga Gjykata e Breshias në 2016. Por siç thonë mediat italiane ky urdhërarrest ishte i pavlefshme, megjithatë ai ka qëndruar dy ditë në burg. Pasi është liruar nga burgu i riu shqiptar është ndaluar sërish në portin e Igumenicës në Greqi me të njëjtin urdhër arresti europian, por që tashmë ishte i pavlefshëm. Pasi kaloi edhe dy ditë burg në Greqi, Klevis Bregu u lirua sërish dhe më pas nisën procedurat për kthimin e tij në Shqipëri.