Konfliktohet duke ushtruar dhunë fizike ndaj një 15-vjeçari, kundërshton me forcë punonjesit e policisë në momentin e nderhyrjes në konflikt
, arrestohet në flagrancë një shtetas Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Anton Quku, 20 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas dje në lagjën “3 Heronjte“ Shkodër, është konfliktuar me shtetasin K.P. 15 vjeç, banues në Shkodër , ndaj të cilit ka ushtruar dhunë fizike duke e ka goditur. Menjëherë kanë mbërritur forcat policore që kanë ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit Anton Quku, por ky shtetas gjithashtu ka kundërshtuar me forcë si dhe ka goditur punonjësit e policisë. Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosje e lehtë”, “Kundërshtim me forcë” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 89, 237 dhe 236/2 të Kodit Penal.