Policia e Dibrës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., 26 vjeç, pasi bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Gjithashtu, janë zbardhur 2 vjedhje të ndodhura më herët nga ky person. Në video të shihni pamje të 26-vjeçarit teksa kryen vjedhje në një dyqan. Ai futet brenda, merr një portofol që ndodhej në një prej sirtarëve në tavolinën e punës dhe largohet menjëherë nga dyqani.

Dibër
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Zbardhen 2 vjedhje të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.
Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakI KISHTE SHPËTUAR DISA HERË POLICISË, ARRESTOHET SHQIPTARI NË KËRKIM PREJ NJË VITI
Artikulli tjetërDËSHMIA E VËLLAIT TË JAN PRENGËS,VJEDHJA E KOKAINËS DHE TELEFONATAT KËRCËNUESE