Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim nga Interpo Tirana është arrestuar nga policia ditën e djeshme.

Orest Qerimaj 27 vjeç nga Shkodra ishte dënuar me 9.4 vite burg nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik droge. “Më datë 01.02.2017, u arrestua shtetasi në kërkim Orest Qerimaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. I shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana me shkresën e datës 01.08.2016, pasi me vendimin e datës 09.01.2014 të Gjykatës së Udineses ky shtetas është dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge” parashikuar nga Neni 110 i Kodit Penal Italian dhe Neni 73 i Dekretit Presidencial 309/90.” Pritet ekstradimi i këtij shtetasi drejt shtetit Italian.

Artikulli paraprakRUMANI: PROTESTA MASIVE KUNDËR QEVERISË
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E LIGATINAVE , LIQENI I SHKODRËS 11 VITE NË ZONËN RAMSAR