Policia e Divjakës ka bërë të mundur ndalimin e një personi të cilit ju sekuestrua edhe një sasi lende narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Në njëftimin e policisë për këtë ngjarje thuhet se: Me datë 08.02.2018, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Karavasta, në banesën e shtetasit Elio Tira u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 13.50 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Elio Tira, 27 vjeç, banues në fshatin Karavasta, Divjakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”