Policia ka ndaluar sot një person pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme.

Ngjarja ka ndodhur në Divjakë. I arrestuari është shtetasi me iniciale E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë.

Njoftimi paraprak i PolicisëKundërshtoi me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Artikulli paraprakEKSPOZITË E PËRNDJEKJES SË SIGURIMIT NDAJ TË INTERNUARVE
Artikulli tjetërTRAGJEDI NË VENDIN E PUNËS, HUMB JETËN 42-VJEÇARI