Nga Specialistët e Sekisionit Kundër Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi Valmir Vukaj, 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në automjetin veturë tip , dhe gjatë kontrrollit të ushtruar ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri si ajo e lëndës narkotike Heroinë, me peshë 5 (pesë) gram dhe një peshore e vogël elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.