Një 30-vjeçar nga fshati Pishaj i Gramishit është vënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një sasi municionesh luftarake.
Policia sqaon se: “Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bledar Kumrija, 30 vjeç, banues në fshatin Pishaj Gramsh. Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan më datë 07.12.2016, u bë kontrolli i banesës së tij. Si rezultat, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 copë kaseta metalike ku secila ka 720 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.