Një 30-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Venecia, pasi prej kohësh ishte kthyer në makthin e kalimtarëve.

I riu me inicialet T.F dilte në muzg në qendrën historike të qytetit dhe kërcënonte kalimtarët me një thikë, ndaj edhe e pagëzuan si “fantazma e Venecias”.

Kur u arrestua nuk iu gjetën dokumente, por iu gjet thika dhe dy gramë e gjysmë heroinë në çorape.

Me të parë policinë, ai tentoi të largohej por u bllokua menjëherë dhe u ndalua.
E megjithatë mediat italiane thonë se fill pas arrestimit ai u la i lirë në mënyrë të pashpjegueshme, edhe pse kishte denoncime të shumta për agresion gjatë natës në zonën mes sheshit San Marco dhe Rialtos, për kërcënime me thikë dhe precendetëve për shpërndarje droge.

Mbetet mister lirimi i “Fantazmës së Venecias” edhe pse prej kohësh ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve.

Artikulli paraprakMILITANTËT NË MOTOÇIKLETA VRASIN 17 TRUPA TË SIGURISË
Artikulli tjetërGODITET NGA VETURA, VDES NJË 83 VJEÇAR