Kurbin

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, që ishte shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi G. M., 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar shtetasit G. M., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTAKIMI ME DEPUTETËT ITALIANË, SPIROPALI: SHQIPËRIA NË 2030 NË BE
Artikulli tjetërFESTA E PAVARËSISË! PRESIDENTI BEGAJ PRET VALLTARËT E VEGJËL SHQIPTARO-AMERIKAN, PJESË E SHOQATËS “RRËNJËT SHQIPTARE”