Një 33 vjeçar është arrestuar në Lezhë nga policia pasi u kap në flagrancë me 80 gram lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit fizik 33-vjeçarit të identifikuar me inicialet D.Rr., përpos kokainës, blutë kanë gjetur mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro.

“U arrestua në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasi D. Rr., 33 vjeç, banues në Lezhë, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro”,- njofton policia.

Po ashtu, një 18-vjeçar është vënë në hetim pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

“U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Rrëshen, sepse nga kontrolli fizik që iu krye në qytetin e Rrëshenit, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza”,- njofton policia.

Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, si dhe sendet e tjera që iu gjetën shtetasit D. Rr., u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakSHKODËR, 2600 BIZNESE TË MBYLLURA
Artikulli tjetër“PAS RESHJEVE TË SHIUT, VJEN I FTOHTI POLAR”, SINOPTIKANIA ZBULON: JA SA DO TË ZGJASIN DITËT E FTOHTA