Policia italiane ka arrestuar së fundi një trafikant 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte kthyer banesën e tij në një operacion bisnesi të tregtimit të drogës, në Itali.
Sipas mediave italiane mësohet se një sasi prej 1 kg e gjysmë drogë u konfiskua në një apartament në rrugën Asiago nga agjentët e stacionit të policisë Mirafiori.
Bëhet e ditur se agjentët e policisë kishin vëzhguar lëvizjet e 37-vjeçarit për disa kohë dhe të mërkurën, ata hynë në veprim nën shtëpinë e tij, ku ai ishte gati të takonte një person tjetër, ndoshta një shofer i ngarkuar për dërgimin e drogës.
Në banesën e shqiptarit agjentët e policisë zbuluan mbi 800 gram kokainë dhe 750 gram opiumi, si dhe 2.000 euro para të gatshme.
Gjithashtu, bëhet e ditur se një pjesë se gjatë operacionit të policia konfiskoi dhe një zarf që mbante brenda kokainë, katër telefona celularë dhe rreth 700 euro në para të gatshme.
Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se sipas utoritetve , ky ishte rast i tetë i arrestimeve të kryera gjatë muajit të fundit nga oficerët e policisë italiane me një sasi të përgjithshme prej 4 kilogramë droge të sekuestruara.