Policia e Vlorës ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

. Në pranga u vu Elton Çobo, i cili do të ekstradohet në Itali. Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në lagjen “Pavarësia” Vlorë pranë vendit të quajtur “Tregu i orizit”. Çobo, është shpallur në kërkim nga Interpoli Italian për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.Sipas Kodit Italian maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burg. Gjithashtu, Autoritetet Gjyqësore Italiane, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Artikulli paraprakRUSIA “NDËRHYN” EDHE NË ZGJEDHJET NË FRANCË
Artikulli tjetërPROKURORIA KËRKON HEQJEN E MANDATIT PËR ARMANDO PRENGËN, SHPËTON FLAMUR NOKA