Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi iu gjetën pa leje një arsenal armësh luftarake dhe tritol. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Ardian Fregjaj i kishte fshehur armët në banesën e tij dhe në vendin e punës ku punonte si roje në një magazinë me materiale hidrosanitare. Kështu, blutë e qytetit verior sekuestruan 8 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 5 kallëpe tritol, kapsolla detonatore dhe një sasi të madhe fishekësh.
Mbi 43-vjeçarin Ardian Fregjaj rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që policia vazhdon hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjes.
1 armë zjarri pistoletë TT me kreher më shtatë fishekë.
1 armë zjarri pistoletë Zastava me krehër me 7 fishekë.
4 armë zjarri automatikë. 1 armë zjarri pushkë me krëhër .
1 armë sportive. 5 kuti me fishekë model 56.
4 krëhëra automatiku si dhe 17 krëhëra pushke me 164 fishek model 56.
8 kuti mitralozi me 80 fishek model 9mm.
30 cop fishek model 12.7 mm, një garanade, 3 ndezësa,1 selenciator,5 kallep tritoli, tre kapsolla donatore me fitil zjarr përcjellës, 6 kapsolla me përcjellës elektrik, 3 thika,një bajonet.etj.
{gallery}ar:::0:0{/gallery}