Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet një shtetas për ”Mashtrim” dhe ”Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe konkretisht: * Luan Pepaj, 43 vjeç, banues në Malësi e Madhe. Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale, më datë 24.02.2017, u bë kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 04.01.2017, e ka dënuar me 8 muaj burg. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBDI IA JEP NËNSHKRIMET ZAEVIT; VMRO, THIRRJE PËR MOBILIZIM
Artikulli tjetërTRUMP PËRJASHTON BBC E CNN NGA KONFERENCA