Policia e Fierit informoi se ka arrestuar një 45 vjeçar i cili është dënuar për heqje të paligjshme të lirisë dhe mashtrimi me kredi të mbetur në tentativë.
Në pranga ka rënë Fatmir Memlikaj, 45 vjeç, banues në Drizë, Fier, person i shpallur në kërkim. “Kapja e këtij shtetasi u bë pasi sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, dhe Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 146, 25 e 22 të Kodit Penal” informoi sot policia e Fierit