Një 45 vjeçar banues në Elbasan, është arrestuar nga policia për llogari të Interpolit.

Shtetasi Afrim Tarelli (Zeneli), u arrestua pasi është dënuar me 6 vite e 10 muaj burg nga drejtësia italiane. Gjykata e Apelit në Torino me një vendim të datës 22 prill 2011, e ka dënuar Tarellin për veprën penale të trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërsa pritet të kryhen procedurat e ekstradimit drejt shtetit italian.

Artikulli paraprakDROGA NË VELIPOJË, BASHA: POLICI ISHTE DËNUAR NË ITALI, MBROHEJ NGA HABILAJ
Artikulli tjetërHEROINË,KOKAINË E ARMË,KAPEN DY ‘ZONJAT’ SHQIPTARE NË ITALI