Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E.K 45 vjeç, banues në Lezhë.Nga kontrolli fizik i kryer ndaj ketij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit E.K, ndersa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRRUGA E MBULUAR NGA UJI NË LEZHË
Artikulli tjetërBERDICË, BANORËT: JEMI LËNË NË HARRESË