Një 49-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në pranga ka rënë Ermir Dervishi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.