Policia e Vlorës ka arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali një 52 vjeçar në kërkim ndërkombëtar.

Maks Merkaj u vu në pranga pasi rezulton i dënuar me 17 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”., nga të cilat ka edhe 14 vjet burg për të shlyer.

Një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është kapur nga Policia e Vlorës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Maks Merkaj, rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 17 vjet burg për veprat penale “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar” Blic”, finalizuar nga Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe vënien e tyre para drejtësisë.

52-vjeçari, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë është dënuar nga Gjykata e Assizes Venecia në vitin 2011 me 17 vite burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhenie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, Merkajt i kanë mbetur edhe 14 vjet për të shlyer nga ky dënim në vendin fqinj.

Ndaj menjëherë pas arrestimit Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë italiane.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË NË TIRANË
Artikulli tjetërGJENDET KUFOMA E TË RIUT SHQIPTAR NË GREQI