Numri I rasteve i dhunës në familje po vjen gjithnjë e në rritje.Kjo konstatohet nga komunikatat e policisë ku rastet më të shpeshta janë ato në cift, ku burrat ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre.
Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se këtë të shtunë me datë 7 Prill është arrestuar shtetasi Viktor Fjerce 52-vjec banues në njësinë Bushat të Bashkisë Vau-Dejës.Mësohet se arrestimi I tij është bërë nga specialistët e seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve për veprën penale “Dhunë në Familje”.Sic mësohet ai ushtronte psikologjike dhe fizike në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes së tij 51-vjecares M.F e cila duke u ndodhur përballë këtij fakti kishte bërë denoncim në policinë e Shkodrës.Menjëherë uniformat blu kanë bërë arrestimin e Viktor Fjerce I cili ndodhej në banesë sëbashku me gruan.Ndërkohë që provat material I kanë kaluar për hetim të mëtejshëm Proklurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.