
Nga Specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhavit Kasemi, 52 vjeç
, banues në Shkodër, për veprat penale, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Më datë 10.06.2016 nga informacione të marra në rrugë policore u bë kontrrolli në ambjentet e biznesit të shtetasit të sipërpërmendur, ku u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, mallra të pajustifikuara me fatura përkatëse pa pullë fiskale nga Ministria e Financave dhe një numër i konsiderushëm etiketash të ndryshme nga Agjensia Kombëtare e Ushqimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale parashikuar nga nenet 288/a, 180 dhe 190 i Kodit Penal.