Arrestohet 62- vjeçari vodhi 12 koshere me bletë

Një 62- vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pas i ka vjedhur 12 koshere me bletë. Bejtim Damazati, banues në fshatin Dishnicë- Korçë, i ka vjedhur 72- vjeçarit S.Sh, kosheret e bletëve. Ndërkohë një procedim penal në gjendje të lirë ka filluar edhe për 39- vjeçarin O.M, banues në qytetin e Korçës, pasi të 12 kosheret e vjedhura janë gjetur në oborrin e banesës së tij. 39- vjeçari ka deklaruar para uniformave blu, se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kosheret i’a kishte blerë 62- vjeçarit Bamazati. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit : Bejtim Damazoti, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 15.05.2017, ky shtetas, i ka vjedhur 12 koshere bletësh shtetasit S.Sh, 74 vjeç, banues në fshatin Gracë-Devoll. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.M, 39 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij në lagjen nr 4-Korçë, iu gjetën 12 koshere bletësh, të cilat sipas deklarimeve ky i fundit i’a kishte blerë 62-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” parashikuar nga nenet 134 dhe 287/b të Kodit Penal.

Artikulli paraprakI RRAHIN DHE MË PAS I VJEDHIN, NË KËRKIM 3 AUTORËT
Artikulli tjetërPRESIDENTI META DEKRETON SHEFIN E RI TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FA