Arrestohet 64-vjeçarja shqiptare: Laborator droge në shtëpi dhe kokainë në jastekë
Policia kishte bastisur shtëpinë e saj, ku është zbuluar një laborator i drogës, derisa në dhomën e gjumit i janë gjetur 60 gramë kokainë me vlerë prej shtatë mijë euro. Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua 64-vjeçare për trafikim të lëndëve narkotike.Ajo kishte nënshtetësinë italiane, derisa me prejardhje është nga Shqipëria. Kjo grua me inicialet V.H., para disa vjetësh kishte marrë nënshtetësinë italiane. Policia kishte bastisur shtëpinë e saj, ku është zbuluar një laborator i drogës, derisa në dhomën e gjumit i janë gjetur 60 gramë kokainë me vlerë prej shtatë mijë euro. Disa doza ishin bërë gati për t’u hedhur në treg, të cilat u gjetën të fshehura në një jastëk. Policia italiane po kërkon edhe bashkëpunëtorët.