I MOSHUARI ISLAM NIKAJ AKUZOHEJ PËR PLAGOSJE ME DASHJE. Një burrë i moshuar i moshës 86-vjeçare është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi ka plagosur me thikë dy persona. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Islam Nikaj banues në Malësi e Madhe.
Ai është arrestuar pasi më 22 qershor të këtij viti, në vendin e quajtur fshati “Lepurush”, në Malësi të Madhe, ka plagosur rëndë me thikë për motive të dobëta 56–vjeçarin B.K., banues në Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu e plagosur ka ngelur edhe bashkëshokrtja e B.K., 50 vjeçarja L.K., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar në banesën e saj. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku kreu veprimet e duhura dhe sekuestroi thikën si provë materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” .