Forca “Shigjeta” në Tiranë ka arresutar një nga autorët e grabitjes me armë zjarri të një autobusi, ngjarje e ndodhur në 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

Policia sqaron se në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 tetor) gjatë kontrolleve të ushtruara u kap Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”, sqaron policia.

Po ashtu 35-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe një person tjetër, Armand Kuqi, 29 vjeç ndërsa vijon të jetë në kërkim një tjetër person.U grabitën 19 mijë euro.

Tre persona të maskuar i bënë pritë një autobusi të linjës Itali-Vlorë, ku nën kërcënimin e armës morën 19 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në 25 shtator ku dyshohet se autorët kishin informacion se në furgonin e pasagjerëve kishte shuma të konsiderueshme parash, që thuhet se janë dërgesa të emigrantëve shqiptarë që punonnë në Itali për familjet e tyre.

Artikulli paraprakRAMA ETIKETON MEDIAT: MOS I BESONI, MERREN ME FILMA DHE INÇIZIME
Artikulli tjetër14 KALLEPE TRITOL NË OBOOR, ARRESTOHET 22 VJEÇARI