Vjedh me dhunë një kalimtare, por arrestohet në kohë rekord nga policia.

Zbardhen dhe dy raste të tjera, të vjedhjes me dhunë të kalimtarëve. Arrestohet në flagrancë shtetasi: Besmir Zalli, 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumetimi i ngjarjes së ndodhur ku rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet se është autor i vjedhjes me dhunë ndodhur më datë 24.03.2017 rreth orës 19:30 në lagjen Vasil Shanto Shkodër. Dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur me dhunë çantën shtetases V. P, 46 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjithashtu nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht: Autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017, ku shtetases P A, 64 vjeçe, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga qafa. Si dhe më datë 11.02.2017 dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases K. B, 58 vjeçe banuese në Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakZHVILLOHET KAMPIONATI I SHAHUT
Artikulli tjetërNDALIMI I GJUETISË , MUSTAFA : KRYEMINISTRI KA MBESHTETUR IDENË PËR HEQJEN E MORATORIUMIT