Një 53-vjeçar është rrestuar nga policia për “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, si autor i zjarrit të djeshëm në Parkun e Liqenit. “Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative”- njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal ” Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor”, parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal. Zjarri dje u shuar disa minuta më pas nga ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të zjarrfikëses. Mësohet se nuk ka pasur dëme të mëdha, por është djegur vetëm një sipërfaqe e vogël bari.

Artikulli paraprakA DO KETË TËRMETE PREJ THATËSIRËS? EKSPERTI: NUK PARASHIKOHET KOHA KUR BIEN
Artikulli tjetërZJARR NË M.MADHE, NDËRPRITET ENERGJIA