Arrestohet avokati, mashtroi familjen e të vdekurit

Një avokat është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet pas mashtrim. Policia sqaron se në pranga u vu Myrteza Myftari, 56 vjeç pasi mashtronte familjarët e të ndjerit duke shpërdoruar detyrën dhe nuk iu dorëzon dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor. “Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAPET SHQIPTARI QË VRAU NJË NJERI NË KALITHEA
Artikulli tjetërINFORMALITETI,NESËR FILLON AKSIONI AHMETAJ MBLEDH ADMINISTRATËN