Arrestimi i Ismail Morinës në Kroaci dhe kërkesa për ekstradim në Serbi ka bërë që reagimet të jenë të shum ta nga të gjitha anët.
Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina, ai ka marrë kontakt urgjent zyrtar, me autoritetet kopetente kroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë e ekstradimit të tij në Serbi. Pas reagimit të Ministrisë së Drejtësisë ka ardhur edhe reagimi i institucioneve të tjera shqiptare për këtë çështje.
Kështu, kryeministri Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë marrë kontakte me autoritetet kroate, për të penguar ekstradimin e shtetasit Ismail Morina, drejt Serbisë. Ismail Morina u ndalua në Kroaci, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, e cila e akozun atë si autor të ngritjes së dronit në Beograd, i cili solli trazirat gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Gjykata e shkallës së Parë në Kroaci është shprehur pro ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, ndërsa çështja është apeluar. Gjatë ditës së sotme, ka nisur një angazhim i gjithanshën i institucioneve shqiptare, për të bindur autoritetet kroate, të mos ekstradojnë Morinën drejt Serisë. Ndërkohë që tifo-grupi Kuq e Zi ka paralajmëruar protesta në mbështetje të Morinës.