Shkatërrohet grupi kriminal i cili merrej me vjedhjen e makinave në kryeqytet. Mjetet vidheshin në Tiranë më pas dërgoheshin në një servis në fshatin Blliçe të Dibër ku çmontoheshin për pjesë këmbimi.
“Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera” deklaroi Drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues Josif Shtëmbari. Mes të arrestuarve është dhe pronari i servisit,Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Të arrestuarit janë – Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër (i dënuar më parë); – Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër; – Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër; – Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë ); si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë Makinat e vjedhura Sipas policisë është dokumentuar me prova ligjore se ky grup kriminal është autori i vjedhjes së 5 makinave në Tiranë – Ngjarjes të ndodhur në 3 mars 2017, ku gjatë natës në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”; – Ngjarjes të ndodhur në 13 gusht 2017, ku në rrugën “Arkitekt Sinani”, është vjedhur mjetin tip “Benz”; – Ngjarjes të ndodhur 7 shtator 2017, ku në rrugën “Selman Riza“, është vjedhur mjeti furgon tip “Benz”; – Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2016, ku në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”; – Ngjarjes të ndodhur në 23 tetor 2017, ku kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë ‘Mercedes Benz’. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë kryen arrestimet pas hetimeve disa mujore. Operacioni u kodua “Kamionçina”