Biznesmeni i njohur vlonjat, Pëllumb Petritaj, është arrestuar nga Policia e Vlorës për falsifikimin e origjinës së 100 ha tokë Zvërnec.
Policia e Vlorës njoftoi se 54-vjeçari Petritaj u arrestua nga Sektori i Krimit Ekonomik pasi dyshohet të jetë autor i dy veprave penale: “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuarnga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal.
“Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.
Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg””.