Një shqiptar është arrestuar këtë të premte në Italinë fqinje për trafik droge. Siç raportojnë sot mediat lokale, në pranga është vënë A.V., 33 vjeç, pronar i një restorant-picerie.

Në banesën e tij në Spalato, Macerata, u gjet një sasi prej një kilogram e 700 gram kokainë.

Operacioni i arrestimit të 33-vjeçarit dhe sekuestrimit të drogës u krye nga efektivët e policisë së Macerata-s. Në banesën e biznesmenit u gjetën edhe 60.000 euro, që dyshohet se janë gjeneruar nga shitja e drogës.

A.V. jetonte prej shumë vitesh në Macerata dhe ishte pronar i një restorant-picerie në Piediripa. Ai u ndalua pranë një bari. Pas ndalimit, efektivët menynë në banesën e shqiptarit, ku gjetën kokainën dhe paratë, që u sekuestruan.

Si droga ashtu edhe paratë ishin fshehur nën dyshek, në dhomën e gjumit të 33-vjeçarit.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS TË RIUN
Artikulli tjetërMJETI PËRFSHIHET NGA FLAKËT NË LËVIZJE,NUK KA TE LENDUAR