Arrestohet bosi shqiptar i drogës, i sekuestrohet 1 mln euro ‘mall

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane në Torino, pasi është kapur me 27 kg drogë, mes tyre heroinë dhe kokainë. “La Stampa” shkruan sot se bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar me emrin Orges Grembi. Mësohet se sasia e lëndës narkotike, 20 prej të cilave marijuanë, 2 kg heroinë, 3 kokainë dhe 2 kg substancë të tjera drogë e pastër, ishte fshehur në një vend të lëvizshëm si kuti në bagazhin e automjetit tip “Alfa 147”. Sipas mediave italaine, shqiptari me precedentë të mëparshëm penal, akuzohet se është “koka” e një grupi trafiku droge. Po ashtu, raportohet se vlera e drogës nëse do të dilte në treg shkonte në 300 mijë euro, ndërsa nëse përzihej dhe shitej në doza kapte vlerën e 1 milion euro. Sakaq, automjeti me të cilin lëvizte shqiptari nuk ishte në pronësi të tij.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË KAMP EMIGRANTËSH, DY TË VDEKUR
Artikulli tjetërEKSTRADOHET NGA ANGLIA I DËNUARI PËR DY VRASJE NË VITIN 1997