Arrestohet pedagogu, botuesi dhe analisti Henri Çili. Mësohet se Çili është arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të policisë së Gjirokastrës me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë.

Bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar.

Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.

Artikulli paraprakMODELI I RI I MASERATI DO T’IU LËRË PA FJALË. ZBULONI KUR DO TË DALË DHE SI DO TË QUHET
Artikulli tjetër“KOHA TË SHPËTOJMË SHTETIN NGA PENGMARRËSIT E PUSHTETIT” META FTON QYTETARËT NË TUBIMIN E 2 MARSIT