Arrestohet burri 39-vjeçar, përdhunonte prej muajsh vajzën 14-vjeçare të shokut
Një burrë 39-vjeçar, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare. Abuzimi seksual për së paku disa muajsh u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur. Ai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin në ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet. 39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht. E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare.