Arrestohet burri që tentoi te mbyste gruan me litar.

Një ngjarje e rëndë është shmangur paraditen e sotme në qytetin e Lushnjes. Një burrë ka tentuar që të mbysë gruan e tij me litar. Në pranga është vendosur Feçor Biçaku, 56 vjeç banues në Lushnje. Ai ka tentuar që të mbysë gruan e tij F. B., 52 vjeçe, por është kapur në kohë nga personat e tjerë të cilët kanë njoftuar policinë e cila e ka arrestuar 56-vjeçarin. Gruaja mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.

Artikulli paraprakDHUNOI BASHKËSHORTEN PËR 7 VITE DËNOHET ME 1 VIT BURG
Artikulli tjetërTELEFONATË PËR BOMBË NË STACIONIN E METROSË ‘EGALEO’