Policia i ka vënë prangat Dekanit të Universitetit të Elbasanit, Albert Riska me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Riska u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë, pedagogë dhe sekserë në kuadrin e një operacioni të koduar si “Dekani”. Ndër të arrestuarit është edhe Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi si dhe Erjola Calja, pedagoge e jashtme.
Nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.
Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundura rrestimi i shtetasve:
1- Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
2 – Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në FakultetinEkonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
4 – Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekser
5 – Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.
Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 8.05.2018, të Gjykatës së Shkallës ParëElbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal,
“Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndajPersonave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që UshtrojnëFunksione Publike”.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan