Policia e shtetit jep versionin zyrtar mbi ngjarjen duke shtuar se arrestimi i tij është kryer në flagrancë dhe mbi të rëndojnë 3 akuza: “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”. Ai akuzohet se është përfshirë në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit 2015, në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona. Katër nga të plagosurit janë rëndë, mes tyre i plagosur është edhe vëllai i deputetit Armando Prenga.
Konflikti ka motive pronësie mbilagunën e Patokut dhe ndodhi mes familjes Cali dhe familjes Prenga. Sherri ka ndodhur me armë zjarri dhe mjete të forta Arrestimi i deputetit është kryer mëngjesin e 5 shtatorit, dhe më pas deputeti Prenga është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe po merret në pyetje. Sipas burimeve përplasja ka ndodhur para ambjente e komisariatit të policisë së Kurbinit rreth orës 1 pas mesnatës së 4 shtatorit dhe policia ka shoqëruar 34 persona të përfshirë, mes tyre edhe deputetin Armando Prenga. Nga 7 persona të plagosur 2 prej tyre kanë plagë me armë. Eduard Prenga ka plagë me thikë.
Të plagosurit janë:
1- Gazmir Jushi 29 vjec
2- Eduart Prenga 37 vjec
3- Gjok Cali 53 vjec
4 -Frederik Cali 30 vjec
5- Gjergj Cali 55 vjec
6- Tom Cali 66 vjec
7- Nikoll Cali 53 vjec
Ora 13:00 Policia jep versionin e saj zyrtar në lidhje me ngjarjen Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet. Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë). Në momentin që ky shtetas po jepte kallzimin në ambjentet e Policisë, janë afruar përpara ambjenteve te Policisë, në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish, palë në konflikt, në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga. Në debat e sipër ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri. Policët që ndodheshin në Komisariat kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin. Nga ky konflikt kanë mbetur të plagosur 7 persona: ” Gazmir Jushi, 39 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta, jashtë rrezikut për jetën. ” Eduart Prenga, 36 vjeç banues në Kurbin, plagosur me mjete prerëse dhe të forta jashtë rrezikut për jetën. ” Tom Cali, 66 vjeç banues në Fushë Kuqe, i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën. ” Gjergj Cali, 55 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën. ” Gjok Cali, 51 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën. ” Nikoll Cali, 53 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe i plagosur me mjete të forta jashtë rrezikut për jetën. ” Françesk Cali, 30 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i plagosur me mjete të forta. Këtyre shtetasve u është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin e qytetit të Laçit dhe më pas janë dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës Tiranë. Aktualisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Polica e Kurbinit ka njoftuar menjëherë prokurorinë e rrethit dhe prokurorinë e Përgjithshme dhe është ngitur një grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e prokurorisë filloi menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, dhe vënien para përgjegjësisë së përgjegjësve. Është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja model 56, 5 gëzhoja fishekësh model 54, një teh biçaku. Polica gjatë ushtrimit të kontrollit në banesa, ka gjetur në banesën e shtetasit Gazmir Jushi 1 armë zjarri automatik model 56, sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si dhe gjatë kontrolleve të tjera të banesave janë sekuestruar 6 armë gjahu dhe 1 automjet. Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe proceduriale rezulton që palët janë konfliktuar për motive pronësie. Në funksion të zbardhjes së ngjarjes janë shoqëruar në ambjentet e Policisë 36 shtetas nga të dy palët në konflikt. Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas tëpërfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”. Materialet proceduriale iu referuan Prokurororisë së Përgjithshme për veprime të mëtejshme dhe hetimin e plotë të ngjarjes dhe gjithë personave të përfshirë në të. Ora 11: 52 Akuzat qe mund te rendojne mbi deputetin Jozyrtarisht akuzat që rëndojnë mbi deputetin janë: Plagosje me dashje, armëmbajtje pa leje, kanosje serioze për jetën. Pritet që policia e Shtetit të dalë me një deklaratë për shtyp. Prokuroria pritet t’i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit. Ora 11: 46 – Pjerini i PS-së në polici takon Prengë, Hoti e PD-së në spital takon familjen Cali Prokuroria pritet t’i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit. Ndërkohë deputetin Armando Prenga e ka vizituar deputeti Pjerin Ndreu, ndërkohë deputetja e PD-së Paulina Hoti është parë të shkojë pranë familjes Cali në Spitalin e Traumës. Në drejtorinë e policisë së Tiranës ndodhet dhe avokati i deputetit socialist Armando Prenga, Baftjar Rusi. Ora 11: 28 Vëllai i deputetit Prenga më rëndë por jashtë rrezikut për jetën Në një prononcim për median mjeku i Spitalit të Traumës, Agron Dogjani raporton se 5 persona të plagosur janë nga familja Cali, ndërsa dy të tjerë, mes tyre dhe vëllai i deputetit Eduard Prenga kanë plagë më të rënda. “Eduard Prenga ka plagë me thikë, ka dëmtime në pulmonin e djathtë. Ndodhet në pavionin e kirurgjisë dhe nuk paraqet rrezik. 5 pjesëtarë të familjes Cali kanë mbërritur në spital. 3 prej tyre kanë goditje me mjetë të forta. Gjok Cali dhe Francesk Cali kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekimin e duhur” tha mjeku.