Policia greke ka arrestuar një shtetase shqiptare në Selanik, që e akuzon si një nga drejtuesit e një rrjetit të trafikut të drogës.

Policia thotë se ra në gjurmët e 32 vjeçares pas një hetimi të detajuar. Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën me vete një sasi e vogël kanabisi dhe tre celularë. Por kontrolli në banesën e saj në zonën Tumba, dhe në një ambient që e përdorte për magazinimin e drogës, rezultoi mjaft i frytshëm.

U sekuestruan 42 kg kanabis, 15.525 euro, para të gatshme si produkt i trafikut të drogës, një sasi e vogël, kokaine me peshë 9,2 gramë, dy peshore precizioni elektronike, si dhe dy telefona celularë dhe 7 paketa lidhje telefonike.

Artikulli paraprakKANABIS, RENEA “ZBARKON” NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërMILAN MERR LAJMIN E SHUMËPRITUR NGA DONNARUMMA